Aplikacion
Kryetari i parlamentit iranian ka deklaruar se çdo proces negociues me Shtetet e Bashkuara nuk mund të nisë pa u respektuar më parë një armëpushim i plotë në Liban.
Sipas tij, ndalimi i luftimeve në këtë zonë është një parakusht i domosdoshëm për çdo bisedim të ardhshëm mes palëve.
Në të njëjtën linjë, Teherani ka kërkuar edhe lirimin e fondeve dhe aseteve të tij të ngrira në nivel ndërkombëtar, duke i konsideruar këto dy çështje si thelbësore për avancimin e dialogut.
“Këto dy çështje duhet të përmbushen përpara se të fillojnë negociatat”, tha Mohammad-Bagher Ghalibaf në rrjetet sociale.
Më herët, zyrtari iranian ka paralajmëruar se çdo shkelje e marrëveshjeve të armëpushimit do të ketë pasoja të rënda dhe përgjigje të menjëhershme nga ana e Teheranit.
Ndërkohë, delegacioni amerikan, i drejtuar nga JD Vance, është nisur tashmë drejt vendit pritës të bisedimeve./ Zoom.al