Aplikacion
Barazimi mes Gjeorgjisë dhe Ukrainës i ka dhënë një mundësi të artë kuqezinjve që të sigurojnë që sot një nga dy vendet e para në grup dhe të shmangin matematikisht rrezikun për rënien në Ligën C.
Nëse Shqipëria do të mundë sot Çekinë, shkon në kuotën e 9 pikëve.
Në një rezultat të tillë çfarëdo që të ndodhë në ndeshjen me Ukrainën, do të ketë sigurinë që do të lërë Dovbik & Co pas në renditjen përfundimtare pasi ata kanë aktualisht 5 pikë.
Njëkohësisht, Çekia dhe Gjeorgjia që përballen në ndeshjen e fundit me njëra-tjetrën, do shkonin në atë sfidë të dyja në kuotën e 7 pikëve.
Ndaj të paktën një nga këto skuadra do të mbetej matematikisht gjithsesi pas Shqipërisë, në çdo kombinim të mundshëm rezultatesh.
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

