zoom

Lajme

Federata rumune: Slogani “Kosova është Serbi” s’klasifikohet si raciste

Federata e Futbollit e Rumanisë ka reaguar për incidentet që çuan në braktisjen e ndeshjes nga futbollistët e Kombëtares së Kosovës.

Ndeshja u ndërpre në minutat shtesë pas thirrjeve antishqiptare.

Federata rumune ka shprehur dëshpërimin me sjelljet e delegacionit të Kosovës dhe lojtarëve kosovarë, duke shtuar se veprimi i tyre ishte paramenduar.

“Ne besojmë se akuzat nga ekipi mysafir janë pa bazë dhe besojmë fuqishëm që veprimi i tyre ishte i paramenduar. FRF-ja falënderon afër 50 mijë rumunë që ishin prezent në stadium, për sjelljet civilizuese dhe që shmangën, për aq sa ishte e mundur, reagimin në sfidat nga lojtarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas federatës rumune, slogani “Kosova është Serbi” nuk mund të klasifikohet si racist, bazuar në vendimin e kaluar të UEFA-s për incidentet e vitit të kaluar në Bukuresht. Rrjedhimisht, thotë federata rumune, nuk mund të ndjeket procedura prej tre hapave.

Në federatën rumune thonë se pala kosovare i kanë ditur pasojat kur lojtarët kosovarë u janë drejtuar dhomave të zhveshjes.

“Sjellja e delegacionit kosovar, sidomos e lojtarëve kosovarë në Bukuresht, shërben si shembull se si mos të veprohet në sportin profesional. Ne presim tani vendimin e UEFA-s. Mund të jetë vetëm një rezultat, në linjë me principet e ndeshjet”, shton federata rumune.

Postime të lidhura