zoom

Lajme

Thirrje anti-shqiptare dhe pro Serbisë, “Dardanët” largohen nga fusha

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës u larguan nga fusha e lojës pasi nga tribunat filluan thirrjet  anti-shqiptare dhe për Serbinë.

“Dardanët”  ikën nga fusha e blertë në minutën 95-të e ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht.

Rrahmani ishte i pari që udhëhoqi lojtarët drejt dhomave të zhveshjes, pasi nga tribunat filluan fyerjet dhe thirrje “Serbia, Serbia”.

Delegacioni kosovar i ka komunikuar UEFA-s që ekipi nuk do të kthehet në fushën e lojës.

Trajneri i Rumanisë, Luçesku nga ana tjetër ka komunikuar me trajnerin e Kosovës, Franko Foda dhe pastaj me lojtarët e tij, duke i nxitur që të vazhdojnë të jenë të gatshëm nëse merret një vendim i kundërt.

UEFA kishe paralajmëruar Federatën Rumune që do të përballej me pasoja nëse tifozët e saj, të cilët edhe më parë kanë dhuruar shfaqje anti-shqiptare, do të përsëritnin këto sjellje.

Kjo ndeshje vlen për Ligën e Kombeve. Ndërsa sfidën e parë në Prishtinë e fituan rumunët.

Postime të lidhura