zoom

Lajme

UEFA dënon Kosovën/ Dardanët humbin ndeshjen në tavolinë

UEFA vendosi t’i japë fitoren në tavolinë Rumanisë 3-0 për sfidën me Kosovën, e cila u zhvillua të premten që lamë pas në Bukuresht.

Dardanët u konsideruan fajtorë për braktisjen e fushës dhe mosbindje karshi kërkesës së gjyqtarit për t’u rikthyer në fushe.

Federata e Kosovës gjithashtu u dënua me 6 mijë euro për sjellje të pahijshme të ekipit kombëtar.

Ndërkohë, Rumania u dënua me disa gjoba, të cilat në total kapin shifrën 128 mijë euro, për sjellje ksenofobike ndaj Hungarisë, mos-respektim i himnit të Kosovës, mesazhe politike, përdorim lazeri dhe bllokim i shkallëve të sigurisë. Po ashtu Rumania u dënua me një ndeshje pa praninë e tifozëve në stadiumin e vet për shkak të thirrjeve raciste apo diskriminuese të fansave të saj.

Në ndeshjen e ditës së premte, kapiteni Amir Rrahmani vendosi të tërheqë ekipin nga fusha për shkak të shkak të thirrjeve raciste anti-Kosovë. Kur këto thirrje vazhduan edhe në dhomat e zhveshjes, Dardanët vendosën të mos kthehen më në fushë, pavarësisht thirrjeve të gjyqtarit.

Postime të lidhura