zoom

Politikë

Sera mbi inceneratorin e Tiranës, por a mundet fasada ta fshehë vjedhjen galopante?

Në fillim u mbollën disa pemë mbi inceneratorin. Një pjesë e plehrave të inkapsuluara u mbulua me bar. Në pamje të parë landfilli i Sharrës ndryshoi pamje. Por toka ziente poshtë nga milionat që po gëlltiste për llogari të kompanisë së inceneratorit.

Tani sipër saj është mbjellë edhe një serë. Një dreq e di se sa mund te konsumohen ato prodhime e kujt i shërbejne ato. E sigurt është që përfitimet janë të papërfillshme në raport me çfarë është paguar kompania që do të duhej të kishte ndërtuar ineneratorin.

Ajo paguhet me miliona çdo muaj, por inceneratori nuk duket gjëkundi.

“Me këtë foto të serave mbi inceneratorin e Tiranës, financuar nga fondet e BE, po përshëndes grupin e Vjenës dhe pronarët e inceneratorëve, që po rrojnë me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë, duke fituar azil në Vjenë të Austrisë. Tik-Tak, ora po afron.P.S: Kryeministri që ulëret për evazionin fiskal, le të merret me evazionin fiskal të inceneratorit të Tiranës, ku firma me dy punojës kanë faturuar tek firmat e skemës së koncesionit korrupitv vlera deri në 9 milion dollarë. Të shohi KM krimin shtetëror të kolegëve dhe miqve të tij, pastaj të merret me rrogat minimale të qytetarëve shqiptarëve”, shkruante sot kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një postim në rrjetet sociale.

Reagimi i Kryemadhit erdhi pas tezës së fundit populiste të Edi Ramës për të publikuar çdo vit pagat e shqiptarëve, një levizje kjo për të relativizuar skandalin e daljes së pagave nga zyrat shtetërore.

LSI ishte e para që zbardhi skemën e vjedhjes së inceneratorit të Elbasanit, për të cilin u arrestua ish -ministri Lefter Koka dhe u shpallën në kërkim bosët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto e Stela Gugallja.

Për inceneratorin e Tiranës, SPAK nuk ka ende të pandehur. Laku po shtrëngohet. Opozita ka publikuar dokumente që sipas saj çojnë te Erion Veliaj. Por së fundi SPAK është vënë në shenjestër të një sulmi të paprecedent nga kryeministri Rama.

Opinionbërësit e shohin këtë sulm të Ramës si formë intimidimi ndaj arrestimeve që pritet të bëjë SPAK për inceneratorin e Tiranës ose për koncesionet në Shëndetësi.

Kryeministri i ka mbrojtur personalisht inceneratorët, në forma të ndryshme, duke u ndalur posaçërisht te fasada, me publikimin e fotove të landfilleve, si kanë qenë dhe si janë. Kur iu përmendën në një rast milionat e eurove në një studio televizive, kërceu përpjetë nga karrigia, duke kuptuar se fasada s’mund ta fshehë vjedhjen galopante. /Zoom.al