zoom

Aktualitet

Sarandë/ Gjendet i pajetë një 64-vjeçar (EMRI)

Sarandë/ Gjendet i pajetë një 64-vjeçar (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në portin e Limionit në Sarandë, ku është gjetur pa shenja jete Isa Rexhepaj, 64 vjeç, i punësuar si roje sigurie.

Sipas njoftimit zyrtar nga policia, trupi i tij është gjetur në ambientet e punës dhe nuk ka shenja dhune.

Dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, por pritet që rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore të japin përgjigje përfundimtare.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes./ Zoom.al

Postime të lidhura