Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në qytetin e Sarandës, ku një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është gjetur pa shenja jete.
Sipas autoriteteve, viktima, i identifikuar me inicialet O. J., u gjet i pajetë brenda një apartamenti në lagjen nr. 1 të qytetit, ku po qëndronte me familjen e tij për pushime.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja e tij ka ardhur nga shkaqe natyrale. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes./ Zoom.al





