Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një shtetase amerikane është gjetur e pajetë në banesën e saj.
Viktima është identifikuar si Sharly Lynn Chaddick, 63 vjeçe, me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas të dhënave paraprake, ajo kishte disa vite që jetonte në Sarandë, ku kishte blerë një apartament.
Trupi i pajetë është transportuar fillimisht në morgun e qytetit dhe më pas do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit

