zoom

Aktualitet

Sali Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika

Sali Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika

Pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013, Sali Berisha u tërhoq si kryetar i Partisë Demokratike dhe nga çdo funksion tjetër, duke qëndruar vetëm si deputet.

Ai u rikthye sërish në qendër të politikës shqiptare në vitin 2021 kur u shpall non grata nga SHBA dhe kur Lulzim Basha, kryetar i PD në atë kohë, e përjashtoi nga partia.

Pas betejës politike brenda radhëve blu, Sali Berisha arriti të votohej sërish si kryetar i PD-së dhe të mblidhte shumicën e demokratëve pas përçarjes së madhe, teksa sot PD-ja udhëheq koalicionin opozitar duke kërkuar të fitojë zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Por kur mendon Sali Berisha që të tërhiqet, duke pasur parasysh edhe lajmin e fundit nga SHBA që Departamenti Amerikan i Shtetit nën administratën Trump e konsideron vendim politik të administratës Biden dhe ish-Sekretarit Blinken vendosjen “non grata” ndaj tij?

Kësaj pyetje, Sali Berisha i ka dhënë një përgjigje të sinqertë në emisionin Opinion në Tv Klan, ku ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Tani në këtë moment që ky vendim po vjen drejt heqjes, mund të gjenit një mundësi të tërhiqeshit dhe të linit një të ri për të kandiduar për Kryeministër.

Sali Berisha: Në betejën time kundër diktaturës së parë unë kisha një koncept; Kur shihja mbështetjen që kishte diktatura unë konsideroja psikologjinë e përgjithshme shoqërore një akullnajë. Dhe mendoja që duhet të bëjmë gjithçka për të shkrirë akullin dhe për të nxjerrë njerëzit nga ngrirja. Edhe këtu adhurimi për Amerikën ishte gjëja më e ligjshme. Kjo çliron mendjet, edhe mendjet e fundit të asaj që njerëzit mund të kenë menduar që jo nuk e ka të drejtë Berisha. Është një mbështetje shumë e fuqishme.

Blendi Fevziu: Tani që e përmbushët këtë hap të rëndësishëm, a mendoni që mund të tërhiqeni?

Sali Berisha: Të tërhiqem? Misionari tërhiqet vetëm nga një faktor, Zoti i madh./ Zoom.al

Postime të lidhura