Aplikacion
Sali Berisha ka denoncuar se një prokurori i ka dërguar SMS Suel Çelës duke i kërkuar 100 mijë euro për të kryer një veprim.
Gjatë një interviste për emisionin “Open”, kreu i PD-së u shpreh se ““X” prokuror i shkruan Suel Çelës dhe i thotë dua 100 mijë euro për të kryer këtë veprim“.
Berisha shtoi gjithashtu se prokurori i KLP-së liroi dy personat e atentatit ndaj Lulzim Kullës.
“Nëse lexoj dokumentin dhe “X” prokuror i shkruan Suel Çelës dhe i thotë dua 100 mijë euro për të kryer këtë veprim, dhe një Suel tjetër i thotë jo 100 po 70, atëherë çfarë është kjo? Unë do i bëj publike këto, janë organizatë kriminale që vepron kundër interesave të kombit dhe qytetarëve të vendit tim.
Taulanti i thotë Vatë Stakës, është në KLP ky, dhe i kërkon të lirojë dy personat që ishin në atentatin ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, dhe Vata shkon dhe i liron, çfarë është kjo?
Ata menduan se mund të shantazhonin Sali Berishën. Më dërguan mesazhe, menduan se do të blinin heshtjen time, por kurrë nuk do e blinin dot”, tha Berisha