zoom

Aktualitet

Zbërthimi i “Matrix”, eksperti i kriminalistikës: Mund të zbulojë fatin e Ervis Martinajt

Zbërthimi i “Matrix”, eksperti i kriminalistikës: Mund të zbulojë fatin e Ervis Martinajt

Zbërthimi i aplikacionit të koduar “Matrix” mund të zbulojë fatin e të shumëkërkuar Ervis Martinaj, i cili u zhduk mbi 2 vite më parë, ndërsa të shumta kanë qenë aludimet se mund të jetë vrarë.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço u shpreh se ky aplikacion përdorej për gjëra konkrete “si kë do vrasim dhe ku do e vrasim” për shkak të sigurisë që madhe që Matrix kishte.

Sipas tij, fatit i biznesmenit të lojërave të fatit mund të zbulohet përmes këtij aplikacioni të koduar, duke fillimi i përdorimit të Matrix përkon me zhdukjen e Ervis Martinajt.

“Një tjetër dhuratë e madhe krah Sky dhe Encro, flasim këtu që Matrix filloi diku nga fundi pa u zbuluar akoma Sky dhe Encro. Matrix përdorej më shumë për gjëra konkrete për shkak të sigurisë më të madhe. Kë do të vrasim, ku do e vrasim etj. Matrix është në nivelin ekzekutor. Rasti Martinaj është një prej rasteve që mund të zbulohet përmes Matrix nëse është përdorur. Fillimi i përdorimit të Matrix përkon me vrasjen e Martinajt, atentatet dhe në rast se kanë pasur në posedim Matrix do zbulohen shumë ngjarje të rënda. E kam ditur me kohë që Matrix ka qenë pjesë e këtyre komunikimeve në pastrim parash dhe akte kriminale”, tha Karamuço në ABC.

Europol zbërthen Matrix

Një operacion i përbashkët i Francës, Holandës, Gjermanisë, Italisë, Lituanisë dhe Spanjës ka çuar në zbërthimin e një tjetër aplikacioni që përdoret nga krimi, konkretisht platformës MATRIX.

Rreth orës 13:00 të 3 dhjetorit, Europol ka njoftuar përfundimin e këtij operacioni të suksesshëm që ka çuar në deshifrimin e më shumë se 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë.

Ky është aplikacioni i 5 i deshifruar pas Sky ECC, Encrochat, Exclu dhe Ghost.

Siç njofton Europol: “Autoritetet po qëndrojnë në krye të shërbimeve të mesazheve të koduara që kriminelët përdorin për të ndërmarrë aktivitetet e tyre. Një ekip i përbashkët hetimor (JIT) që përfshin autoritetet franceze dhe holandeze ka hequr një tjetër shërbim të sofistikuar të mesazheve të koduara, MATRIX. Për tre muaj, autoritetet ishin në gjendje të monitoronin mesazhet nga kriminelët e mundshëm, të cilat tani do të përdoren për të mbështetur hetime të tjera. Gjatë një operacioni të koordinuar të mbështetur nga Eurojust dhe Europol, shërbimi i mesazheve u hoq nga autoritetet holandeze dhe franceze dhe veprimet vijuese u ekzekutuan nga homologët e tyre italianë, lituanezë dhe spanjollë”.

MATRIX, një shërbim mesazhesh i bërë nga kriminelët për kriminelët, u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021. Një hetim në shkallë të gjerë për shërbimin e mesazheve filloi.

Shumë shpejt u bë e qartë se infrastruktura e kësaj platforme ishte teknikisht më komplekse se platformat e mëparshme si Sky ECC dhe EncroChat. Themeluesit ishin të bindur se shërbimi ishte superior dhe më i sigurt se aplikacionet e mëparshme të përdorura nga kriminelët. Përdoruesit mund t’i bashkoheshin shërbimit vetëm nëse merrnin një ftesë. Infrastruktura për të ekzekutuar MATRIX përbëhej nga më shumë se 40 serverë në disa vende si në Francë dhe Gjermani.

Mesazhet që u përgjuan lidhen me krime të rënda si trafiku ndërkombëtar i drogës, trafiku i armëve dhe pastrimi i parave.

“150 mijë euro për të eliminuar pronarin e një shkolle”

Për këtë aplikacion pak kohë më parë foli edhe i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, duke zbardhur bisedat që bënte aty me Suel Çelën, koka e bandës së Elbasanit.

Sipas tij, në vitin 2022 Çela e ka kontatuar në Matrix për të vrarë pronarin e shkollës “Wilson” në Tiranë.

Rrëfimi i Nuredin Dumanit:

Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix, më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eliminimin e pronarit të shkollës Wilson. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës Wilson për shumën 150.000 euro. Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant.

Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 euro. Ai më ofroi shumën prej 150.000 euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Në telefon regjistrova vetëm numrin e kontaktit të tij. Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhaj (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej “nipçja” dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë. I thashë Rikut që do t’i jepja 100.000 euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin Matrix. Rikun në Matrix e kam regjistruar “kusho”.

Riku pranoi dhe unë i dhashë atij fotografinë e personit si dhe të ambienteve që m’i kishte dërguar i interesuari për të realizuar vrasjen. Henriku më ka treguar se pronari i shkollës Wilson e pinte kafen zakonisht te lokali përballë garazhit… Ditën e ngjarjes Riku komunikoi me mua në Matrix dhe me tha “kusho lëre se u fëlliqëm”. Riku më tha se i ishte bllokuar arma. Sipas Rikut në drejtim të objektivit ka qëlluar “nipçja:. Nuk e di se çfarë makine kanë përdorur për të vajtur apo për tu larguar nga ngjarja. Pas ngjarjes i shkrova kontaktit që më dha Suel Çela dhe i thashë me fal se dështuam.

Ky personi me tha se e kishte marrë vesh dhe më tha të jenë mirë çunat. Fola dhe me Suelin për këtë por e trajtuam si me shaka, pasi ai ishte i kujdesshëm në bisedë. Për këtë porosi Henriku ka marrë 10.000 euro kapar.

Personi i cili ishte i interesuar dhe që ma kishte dhënë Sueli, më tha nxirr dikë te Tegu të marri kaparin prej 10.000 euro. Më pas unë komunikova me Rikun të cilit i thashë të shkonte te parkingu i Tegut që të merrte 10.000 euro. Henriku më ka thënë se ka shkuar me një makinë ML dhe kur ka qenë te parking e kam thënë të presi në makinë, më pas i ka shkuar te xhami një person që i ka dhënë porosinë prej 10.000 euro. Edhe pse puna nuk u krye nuk e kemi kthyer shumën prej 10.000 euro”.

Postime të lidhura