Aplikacion
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili u paraqit në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani” akuzoi Taulant Ballën si anëtarin kryesor të grupit kriminal Toyota Yaris, të Suel Çelës dhe Bajrave.
Berisha ngriti pikëpyetje nga dera e SPAK-ut se pse Taulant Balla është i lirë dhe bën fushatë.
Ai akuzoi se SPAK po fle mbi dosjet e tij të krimit dhe se disponon të gjitha dokumentet se Balla është eksponent politik i bandave.
“Çështja nisi me denoncimin politik pa asnjë fakt të eksponentit politik të bandave të Elbasanit, Shkodrës dhe Fushë Krujës, Taulant Ballës dhe është mbajtur dhe mbahet në këmbë me qëllime kryekëput politike.
Çështja kundër meje është dëshmi e standardit të dyfishtë të Skapit të partisë që sulmon opozitën pa asnjë fakt, ndërkohë që mbulon një mal të tërë me fakte për vjedhjen dhe korrupsionin qeveritar.
Me këtë rast ftoj çdo qytetar të pyesë Skapin e partisë, pse Taulant Balla është i lirë dhe bën fushatë kur ata flenë mbi dosjet e krimeve të tij. Kur ata disponojnë të gjithë dokumentet se ai është anëtar kryesor i grupit kriminal Toyota Yaris, i grupit kriminal të Suel Çelës, i grupit kriminal të Bajrëve,”- tha Berisha./ Zoom.al