zoom

Lajme

Listat e PS/ Berisha denoncon Taulant Ballën: Ka komunikime miliarda euro

Listat e PS/ Berisha denoncon Taulant Ballën: Ka komunikime miliarda euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sulmoi sërish sot listat e hartuara nga Partia Socialiste me kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha tha se listat socialiste përbëhen nga persona që kanë probleme me drejtësinë dhe që janë të përfshirë në afera.

Ai veçoi emrin e Taulant Ballës, duke e akuzuar se ka bërë afera miliarda euro.

“Simbol i kësaj liste përveç Edi Ramës vetë është Taulant Balla, i cili gjatë karrierës së tij parlamentare ka komunikime miliarda, miliarda, miliarda euro.

Grupi tjetër është grupi i patronazhistëve famëzi, të cilët nuk kanë ligj as moral. Janë mercenarë të vërtetë, që përdorin pushtetin, shkelin Kushtetutën.

Njëri thotë se Rama është Zeus, tjetra thotë se Rama është 10 hapa para. Prandaj vendosen në lista. Është lista e turistëve, është lista më qesharake që është paraqitur ndonjëherë sepse këta vijnë-shkojnë, marrin një mandat, vazhdojnë punën e tyre, tha Sali Berisha.

Postime të lidhura