zoom

Sport

Saga e Novak Djokovic, nisin hetimet për deklaratë të rreme nga tenisti

Ende nuk ka ardhur një vendim i qeverisë australiane në lidhje me tenistin serb Novak Djokovic, nëse numri 1 në botë do të luajë në Australian Open apo jo.

Djokovic fitoi dje betejën në gjykatë, ndërsa sot mediat australiane bëjnë me dije se tenisti serb po hetohet për deklaratë të rreme.

Novak Djokovis ka nisur të stërvitet në Rod Laver Arena, me 6 ditë të mbetura përpara nisjes së turneut të Australian Open.

Të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë për në Australi i kërkohet nëse kanë udhëtuar 14 ditët e fundit para mbërritjes në vend, teksa paralajmërohen se dhënia e informacioneve të rreme dënohet penalisht.

Mbi këtë çështje u fol të hënën edhe mes dy kryeministrave të Australisë dhe Serbisë, Skot Morizon dhe Ana Bernabic.

Në telefonatën mes dy zyrtarëve, kryeministri australian Morison shpjegoi politikën jo diskriminuese të emigracionit dhe rolin e rregullave për të mbrojtur vendin gjatë pandemisë së COVID-19.

Dy liderët ranë dakord për të përforcuar marrëdhëniet bilaterale, teksa kryeministrja serbe Ana Bernabic i kërkoi homologut australian që Djokovic të trajtohet me dinjitet dhe që të gjitha informacionet të shkëmbeheshin drejtpërdrejt mes dy qeverive.