Aplikacion
Pas aksionit pompoz njëditor kundër monopatinave elektrike rreth 10 ditë më parë, sot në rrugë qarkullimi i këtyre mjeteve kryhet lirshëm, sikur të mos ekzistojë një urdhër për ndalimin e tyre.
Kjo ka shqetësuar deputetin Erion Braçe, i cili ka kritikuar ministren e Brendshme, Albana Koçiun dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Prodën se nuk kanë seriozitet në zbatimin e ligjit.
“Vendimi fillon, por nuk përfundon. Nuk ka seriozitet në zbatimin e ligjit. Nuk mund të ndalohet diçka për disa ditë dhe më pas të lejohet të lëvizë lirshëm”, shkruan Braçe.
Më 12 tetor, Ministria e Brendshme urdhëroi ndalimin e përkohshëm të monopatinave në të gjithë vendin, duke pritur miratimin e një rregulloreje të re për përdorimin e tyre.
Pas urdhrit të befasishëm, policia sekuestroi mbi 120 monopatina dhe motorë elektrikë që qarkullonin në rrugë./ Zoom.al