zoom

Bota

Monopatinat elektrike “kurthe vdekjeje”/ Bashkia në Romë, masa për kaosin në qytet

Monopatinat elektrike, të cilësuara ndryshe si karrocat moderne të Romës po kthehen në kurthe vdekjeprurëse për qytetarët.

Më shumë se 14.000 mijë prej tyre kanë pushtuar kryeqytetin italian bllokojnë trotuaret, nervozojnë shoferët dhe shkaktojnë viktima.

Që kur monopatinat elektrike me qira u prezantuan tre vjet më parë si një alternativë ndaj transportit publik gjatë pandemisë Covid, katër persona janë vrarë gjatë hipjes në to, sipas këshilltarit të Bashkisë së Romës, Eugenio Patane.

Dhomat e urgjencës së qytetit trajtojnë një numër të konsiderueshëm personash të lënduar çdo tre ditë, thonë autoritetet shëndetësore.

Monopatinat elektrike që nuk janë në përdorim, paraqesin sfidën më të madhe, veçanërisht për personat me aftësi të kufizuara. Giuliano Frittelli, kreu i Unionit Italian për të Verbërit.

“Problemi i parë është parkimi i gabuar,” thotë Frittelli ndërsa godet shkopin e tij në bazën e një monopatine elektrike, duke shpjeguar se forma e tyre e pazakontë gjithashtu e bën të lehtë për dikë me shikim të dëmtuar të pengohet.

Ai gjithashtu thotë se për shkak se janë elektrike, nuk bëjnë zhurmë, gjë që është edhe kërcënim për ata që nuk shohin.  Edhe të moshuarit dhe prindërit që shtyjnë karrocat e fëmijëve janë gjithashtu të prekur.

Bashkia e Romës po punon nga ana tjetër për ta bërë të detyrueshëm që monopatinat elektrike të parkohen vetëm në zona të caktuara, në periferi.

Po diskutohet madje që ato të përshtaten për të prodhuar një nivel zhurme prej të paktën 30 decibel, në mënyrë që të mund të shërbejë si një paralajmërim për afrimin e tyre.

Që nga 1 janari 2023, qyteti do të rinovojë lejen për vetëm 9,000 monopatina elektrike dhe do të zvogëlojë numrin e kompanive që lejohen t’i marrin me qira në tre.

Qendra e qytetit është një vend i trashëgimisë së UNESCO-s dhe përdorimi i këtyre mjeteve ka sjellë dëmtime dhe degradimin modern të qytetit të përjetshëm./Përktheu Zoom.al