zoom

Të gjitha

Rrugët kthehen në “lumenj” për shkak të shirave të dendur, italiani shkon të votojë me kanoe

Rrugët kthehen në “lumenj” për shkak të shirave të dendur, italiani shkon të votojë me kanoe

Italia është përfshirë nga shirat e dendur që kanë shkaktuar edhe përmbytje në rrugë të ndryshme të qyteteve. Ndërkohë sot, që nga ora 07:00 ka nisur votimi për zgjedhjet parlamentare të Italisë, por situata e përmbytjeve në shumë prej qytetve ka vështirësuar pjesëmarrjen e qytetarëve.

Pavarësisht kësaj, një prej italianëve, Michele Schiano, teksa ka vendosur të dalë një shëtitje me një kanoe për të shmangur ujin nëpër rrugët e përmbytura, ka thënë se gjithashtu po shkonte të votonte pavarësisht vështirësisë.

“Ndodh gjithandej, do të votoj me kanoe,” shkroi në postimin në Facebook banori i ishullit i cili u “bombardua” me foto nga kalimtarët teksa përpiqej të arrinte në destinacion.