zoom

Bota

Rritet sërish çmimi i naftës, sa arriti niveli në bursa

Rritet sërish çmimi i naftës, sa arriti niveli në bursa

Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme po reflektohet drejtpërdrejt në tregjet globale të energjisë, ku çmimet e naftës kanë pësuar një rritje të fortë, duke iu afruar niveleve rekord.

Nafta e referencës ndërkombëtare Brent është rritur ndjeshëm, duke arritur mbi 116 dollarë për fuçi, ndërsa West Texas Intermediate ka kaluar kufirin e 100 dollarëve për fuçi, përpara se të shënojë një korrigjim të lehtë.

Vetëm gjatë muajit mars, Brent ka regjistruar një rritje të konsiderueshme, duke reflektuar pasigurinë në tregjet ndërkombëtare.

Rritja e çmimeve lidhet ngushtë me zhvillimet e fundit në rajon, ku rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani dhe aktivë në Jemen, kanë ndërmarrë sulme me raketa ndaj Izraelit. Ata kanë paralajmëruar vijimin e sulmeve nëse nuk ndalen operacionet kundër Iranit dhe aleatëve të tij.

Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara kanë shtuar praninë ushtarake në zonë, duke dërguar mijëra trupa shtesë, çka ka rritur frikën për një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit./ Zoom.al

Postime të lidhura