zoom

Slider

Rreth e qark Shqipërisë. Pas takimeve komprometuese me Ramën, Ivanka poston video me helikopter

Rreth e qark Shqipërisë. Pas takimeve komprometuese me Ramën, Ivanka poston video me helikopter

Ditë të frytshme duken të kenë qenë këto të fundit për vajzën e dytë të ish-Presidentit Donald Trump, Ivanka.

41-vjeçarja ndodhej në Shqipëri, aty ku pushimet, planet dhe çështjet e biznesit duket se u gërshëtuan më së miri për të.

Së fundmi, Ivanka ka publikuar pamje teksa piloton me helikopter mbi territorin shqiptar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ivanka Trump (@ivankatrump)

“Duke mësuar të fluturoj,”- shkruan ajo, krahas videos.

Por pushimet nuk ishin e vetmja arsye që e sollën në Shqipëri vajzën e ish-Presidentit, i cili pritet të rikandidojë sërish për në Shtëpinë e Bardhë, pasi sondazhet i japin shanse të mëdha.

Katër ditë më parë, Zoom.al mësoi se Edi Rama kishte darkuar me vetë Ivanka Trump-in, darkë e mbajtur në Dhërmi, gjatë vizitës që ajo bëri në jug të vendit, ku qëndroi edhe në Ksamil së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner.

Kumbar i saj ka qenë një tjetër anti-soroist, ish-shefi i komanduar i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës në kabinetin e Trump, Richard Grenell.

Por cili ishte qëllimi i takimit?

Grenell, që i ka shoqëruar, ka postuar një foto në rrjetet sociale nga jugu i Shqipërise dhe tregon se ndodhet atje “për punë”.

“Dy djem nga Los Angelos duke punuar në Shqipëri. Kjo është punë, ju premtoj”-shkruan Grenell.


Richard Grenell është parë në Dhërmi me oligarkë dhe me Edi Ramën. Ai ka postuar edhe video të shumta ku shihet duke eksploruar bregdetin shqiptar “për punë”.

A po u jep Edi Rama edhe Ivanka Trump-it dhe Grenell-it toka e koncesione në bregdet?

Pas darkës në Dhërmi, Rama u shfaq me Ivanka Trump-in edhe në Tiranë. Së bashku me bashkëshortin e saj, ata kanë vizituar Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”, ndërsa janë takuar edhe me kryeministrin Rama.

 

Kjo është bërë e ditur nga Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”. Ndërkohë, në foto shfaqet, kryeministri Rama dhe Richard Grenell./ Zoom.al

Postime të lidhura