zoom

Aktualitet

Rrëmbimi i Eglant Koçit, flet vëllai: Nuk dua ta besoj se Shakaj është autor, i ka thënë mamit tim “o nënë”

Rrëmbimi i Eglant Koçit, flet vëllai: Nuk dua ta besoj se Shakaj është autor, i ka thënë mamit tim “o nënë”

Teksa policia vijon punën për kapjen e Armand Shakajt, i shpallur në kërkim për rrëmbimin e Eglant Koçit, vëllai i të zhdukurit ka dhënë versionin e tij për ngjarjen.

Në një prononcim për mediat, vëllai i 34-vjeçarit Koçi ka rrëfyer se familja ndodhet në një gjendje të rëndë emocionale dhe se nuk e pranon versionin që Shakaj, shok me Eglant Koçin, mund të jetë i përfshirë në ngjarje.

Ai thekson se mes familjes dhe Armand Shakajt nuk ka pasur asnjëherë përplasje apo probleme, përkundrazi njiheshin prej kohësh dhe kishin komunikim të zakonshëm.

Sipas tij, i dyshuari kishte marrëdhënie të afërta me familjen.

Familjari mohon kategorikisht që mes të zhdukurit dhe personave të përfshirë në hetime të ketë pasur konflikte apo mosmarrëveshje.

“Nuk dua ta besoj se ai është autori. Ai djali mamit tim i thotë ‘o nënë’. Mamaja ime ka punuar pastruese te lokali i atij. Dy ditë para ishte me ne aty ai, çfarë konflikti? E ka ftuar për të pirë kafe te lokali i vet dhe nuk e di pastaj. Çfarë dyshimi? Unë nuk kisha ku të vija gishtin. Jemi pa probleme, pa siklete. Jetojmë katër veta në një dhomë e një banjo. Vëllai ka punuar në magazinë dhe fitonte 20-30 mijë lekë”, tha ai./ Zoom.al

Postime të lidhura