Aplikacion
Aktorja Julia Iliriani është vënë përballë një pyetje pikante nga Roza Latit, mbi jetën e saj personale në lojën “E vërtetë ose Sfidë” në BBV.
“A ke pasur të dashur më të vogël në moshë dhe cila ka qenë mosha më e vogël e të dashurit nëse ke pasur?”, pyeti Roza.
“Po kam pasur një. Ka qenë 7 vite më i vogël se unë”, tregoi Julia.
Kujtojmë që aktorja njihet për natyrën e saj pa komplekse, ku shpesh-herë ka rrëfyer histori për jetën e saj personale. Nga lidhja paralele me dy burra në të njëjtën kohë, tek jeta e vështirë dhe abuzimet.
Disa ditë më parë Julia tregoi se ka pasur lidhje paralele për të plotësuar nevojat vetjake. Teksa foli edhe për raportet jo të mira me vajzën. /ZOOM.AL/
Betonieres iu prishën frenat? Aksidenti me dy viktima në Tiranë, ku po fokusohen hetimet

