Aplikacion
Aktorja Julia Iliriani foli për një periudhë të vështirë të kaluar në jetën e saj.
Gjatë një bashkëbisedimi me banorët në shtëpinë e Big Brother, Julia tregoi se si ajo, edhe e bija kanë përjetuar abuzim seksual.
Për rastin e saj, aktorja tha se ishte shumë e vogël kur është ngacmuar seksualisht.
Ndërsa kur u ndal te historia e vajzës, Julia tregoi se abuzimi kishte ndodhur në Amerikë nga një person i afërt, duke shtuar se ajo e kallëzoi në polici.
“Unë nuk kam qenë ndonjëherë në polici, por kam denoncuar në polici një rast abuzimi seksual verbal me minoren. Kur kam qenë e vogël, 5-6-vjeç, sigurisht që nuk e kuptoja se çfarë ishte, por e dija që ishte diçka që më vinte në siklet dhe nuk mund t’ja tregoja dikujt.
Për fatin e keq kjo i ka ndodhur edhe time bije kur ne kemi qenë në Amerikë nga një person i cili ndenji, me demek, afër nesh. Ajo shprehja që “të bie qielli mbi kokë” ka qenë pikërisht në këtë moment dhe pa hezitimin më të vogël unë kam bërë denoncimin”, tha Julia.