zoom

Lajme

Aktorja bën rrëfimin e papritur për banorët e BBV: Kam pasur dy lidhje paralelisht…

Aktorja bën rrëfimin e papritur për banorët e BBV: Kam pasur dy lidhje paralelisht…

Grupi i Romeo Veshaj së fundmi janë vënë përballë një sfide “Thuaje ose Pije” nga “Vëllai i Madh”.

Të mbledhur rreth tavolinës, konkurrentët duhet të zgjidhnin nga një pyetje, së cilës do t’i përgjigjeshin ose të pinin “shots”, bazuar edhe tek një rit apo zakon i huaj dhe shumë i përdorur në skena filmash triller apo horror në kinemanë hollivudiane.

“A ke pasur ndonjëherë dy lidhje paralelisht?”, ishte pyetja pikante që zgjodhi Julia Iliriani. “Ja më shihni në sy mua, si mendoni ju?”, i pyeti aktorja banorët, të cilët duke qeshur thanë “PO”.

Julia tregoi se ajo ka pasur dy lidhje paralele, pasi ka dashur të ketë dy gjëra të ndryshme dhe ato i ka marrë nga dy njerëz të ndryshëm.

“Duke qenë se unë shumicën e viteve e kam kaluar vetëm, dhe duke qenë se kam patur shumë eksperiencë vitesh në kurriz, sepse nuk jam as 25 vjeç as 30 vjeç, në momentet të caktuara, duke qenë se kam dashur gjëra të ndryshme, po i kam marrë nga dy njerëz të ndryshëm. Kështu që po, kam patur dy lidhje paralele”, tregoi Julia.

Javët e fundit shtëpia e BBV është përfshirë në debate të forta mes banorëve, ku nuk kanë munguar fyerjet dhe fjalët banale. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura