zoom

Sport

Rrëfehet Sadio Mane, nga sezoni te Bayern te kriza e Liverpool-it dhe biseda me Ronaldon

Sadio Mane foli për SportBild rreth aventurës gjermane me Bayern Munich. Sulmuesi senegalez u transferua gjatë merkatos së verës si lojtar i lirë nga Liverpooli te kampionët e Gjermanisë dhe deri më tani ka 11 gola dhe katër asiste.

Kalimi te Bayern – “Gjermania dhe Bundesliga shpesh nënvlerësohen. E ndiqja Bundesligën kur isha në Angli dhe nuk mbeta i befasuar. Mendimi që kisha për këtë kampionat u konfirmua. Jam i sigurt që së shpejti do të shohim të tjerë yje të Premier League që do të transferohen në Bundesliga. Kampionati është shumë i ekuilibruar, mjafton të shikoni garën që po bëhet për kreun. Pastaj është atmosfera e shkëlqyer në stadiume: më thoni pse dikush duhet të refuzojë ardhjen këtu. Këtë e dëshmojnë edhe sukseset e fundit në Champions League”.

Objektivat – “Skuadra jonë e ka treguar se çfarë është e aftë të bëjë. Nuk shoh ndonjë skuadër më të mirë sesa Bayerni në Champions. Nuk ka skuadra të pathyeshme. Sigurisht që do të ishte gabim nëse mendojmë se askush nuk mund të na frenojë. Kjo do të shkaktonte surpriza të pakëndshme. Ky turne ka plot skuadra të mëdha. Ne thjesht duhet të përsëritim ndaj PSG-së atë që bëmë në ndeshjen e parë”.

Kriza e Liverpool-it – “Klopp është padyshim njeriu i duhur për të drejtuar Liverpoolin. Ai do ta rikthejë skuadrën në majë. Futbollistët e adhurojnë. Të jeni të sigurt, Liverpooli do të ringrihet”.

CR7 – “U takova me Ronaldon në Majorka përpara fillimit të sezonit, kur transferimi im te Bayerni ishte vendosur. Ai më përgëzoi dhe më tha: ‘Po shkon në një klub të madh. Ky është një hap i madh për ty’”. /zoom.al/