Aplikacion
Drejtori i Leverkusenit u shpreh së fundmi se ekipit i duhen më shumë lojtarë si Granit Xhaka.
Florian Wirtz dhe Granit Xhaka do të qëndrojnë me kampionët e ri të Bundesligës, Bayer Leverkusen, edhe përtej verës. Kështu u shpreh drejtori sportiv, Simon Rolfes.
Leverkusen fitoi titullin e parë të ligës në historinë e tyre 120-vjeçare, me Wirtz e Xhaka që ishin fantastik gjatë tërë sezonit, si dhe Kupën, raporton “Blic Sport”, teksa ndodhen edhe një hap larg finales së Europa League.

Në një intervistë për Spiegel, Rolfes tha se “Granit po qëndron, edhe Wirtz”. “Nëse bëjmë ndonjë ndryshim të madh gjatë verës, do të ishte vetëm të sjellim lojtarë të mëdhenj si Graniti, të cilët janë lojtarë të rregullt”, tha ai.
Granit Xhaka realizoi sërish ndaj Frankfurtit në Bundesliga, edhe pse kampionati u fitua dhe festua dy javë më parë. /ZOOM.AL/