Aplikacion
Rei Manaj dhuroi asist te goli i Osmanpasa, në minutën e 54-të. Sulmuesi shqiptar realizoi gol në minutën e 70-të, por u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje.
Lojtari i kombëtares numëron 18 gola dhe katër asiste, në sezonin e parë te Sivasspor. Më parë, ai ka luajtur për Spezia dhe Watford.
Forma e tij e mirë ka detyruar teknikun Silvinjo ta thërrasë në miqësoret e muajit Mars dhe me shumë gjasa ta përfshijë në listën e Evropianit të Gjermanisë. /ZOOM.AL/