Aplikacion
Mbrojtësin Amir Rrahmani nuk po e lënë rehat dëmtimet në sezonin e ri. Futbollisti i Napolit, fillimisht u dëmtua lehtë në ndeshjen ndaj Rumanisë në kualifikimet e Euro 2024.
Më pas, qendërmbrojtësi u detyrua ta linte fushën në minutën e 13-të në “Estadio Municipal” kundër Braga-s.
Në ditët pasuese iu bënë ekzaminimet, të cilat zbuluan një tërheqje muskulore në kofshën e këmbës së majë.
Në këto kushte tani Rrahmanido të mungojë në disa ndeshje për Napoli-n. Ky është një lajm i keq për trajnerin Rudi Garcia, i cili pas dëmtimit të Juan Jesus, mbetet edhe pa përfaqësuesin kosovar në një periudhë delikate të sezonit.
Fillimisht u tha se Rrahmani do të humbiste vetëm dy ndeshje, por “Corriere dello Sport” shkruan se ish-futbollistit i Partizanit mund të mungojë deri në katër ndeshje, përfshirë këtu edhe atë në shtëpi kundër Real Madridit në Champions League.
Ndërkohë klubi i Napolit ka njoftuar se ylli kosovar ka nisur me terapi, që janë hapi i parë drejt riaftësimit.
Në këto kushte Rrahmani do të humbas edhe ndeshjet e Kosovës, që do të zhvillohen në tetor për eliminatoret e “Euro 2024”. /zoom.al/