zoom

Të gjitha

Ronela Hajati u përgjigjet me një video të gjitha komenteve bullizuese për të

Ronela Hajati ka rënë pre e bullizmit online prej muajsh. Në mediat sociale përdoruesit kanë komentuar peshën e saj me fjalë të papërshtatshme dhe ofenduese.

Por, këngëtarja është treguar gjithmonë e fortë duke shërbyer si shembull dhe model edhe për të tjerët që përballen me të njëjtat gjëra. Së fundmi, ajo ka përcjellë të njëjtin mesazh duke bërdorur një trend viral në TikTok.

Bëhet fjalë për fragmentin e këngës së Rosalias “Bicochitoz” e cila është bërë virale në rrjet, si për të treguar indiferentizëm ndaj një çështje të caktuar.

“Ti je e shëndoshtë. Ndërkohë unë:”-shkruan Ronela krah videos duke e shoqëruar me gjeste si për të treguar se as që i bën pështypje.

Pak ditë më parë ajo publikoi disa foto provokuese me bikini që nxitën ndjekësit e saj të reagojnë në seksionin e komenteve ku nuk kanë munguar reagimet mbi peshën e saj.