Aplikacion
Pesë armë janë gjetur sot në afërsi të Manastirit të Banjskës, të cilat dyshohet se i përkasin ngjarjeve që ndodhën në shtator të vitit 2023, në periudhën kur u vra polici Afrim Bunjaku.
Gazeta “Express” raporton se sipas burimeve të besueshme, Policia u njoftua për armatim nga prifti i kishës në Banjskë.
Sipas burimeve, “Prifti e ka thirr policinë dhe ka raportuar se në njërën prej objekteve përreth ka parë thes me armë (zolla), që dyshohet se i takojnë periudhës së shtatorit”.
Përveç njësiteve të nevojshme policore, në këtë aksion ka qenë e përfshirë edhe AKI.
“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, tha Veton Elshani nga policia e Mitrovicës
Sulmi mbetet ende nën hetim nga autoritetet kosovare, teksa Serbia nuk pranon të dorëzojë organizatorët. /ZOOM.AL/