zoom

Të gjitha

Rita Ora mahnit rrjetin me postimin e fundit, ja se si duket ajo

Rita Ora, këngëtarja e famshme shqiptare që njihet në mbarë botën, edhe njëhere na ka treguar se gëzon forma perfekte trupore.

Ajo postoi këtë të premte një foto në instagramin e saj ku shfaqet me trup të tonifikuar dhe bark të palestruar.

Këngëtarja, 31 vjeçe, kishte veshur një set me bluzë dhe streçe të ngushta teksa pozonte pasi kishte djersitur gjatë stërvitjes. Bukuroshja bionde kishte flokët e saj kaçurrela në valë të lirshme mbi supe dhe zgjodhi një pamje natyrale të grimit për të treguar tiparet e saj të bukura.

Kjo vjen pasi Rita foli për dashurinë e saj për bashkëshortin Taika Waititi në një intervistë të rrallë pasi u martua fshehurazi në fillim të kësaj vere. Këngëtarja këmbëngul se është shumë e dashuruar me regjisorin, 47 vjeç, dhe lë të kuptohet se po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.

Ylli i pop-it, Rita, e cila nuk e ka konfirmuar kurrë në mënyrë eksplicite martesën, edhe pse miqtë e saj të ngushtë e kanë konfirmuar, thotë se ajo mori frymëzim nga prindërit e saj, nëna e saj Vera dhe babai i saj Besnik, në kërkimin e saj për dashurinë pasi mësoi nga lidhja e tyre e fortë më shumë se 30-vjeçare.

Postimi i këngëtares në rrjetin social instagram: