Aplikacion
Reshjet e dendura të shiut kanë rikthyer edhe një herë situatën problematike në qytetin e Durrësit, ku disa lagje janë përmbytur, duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe shqetësim për banorët.
Zonat në periferi, veçanërisht pranë stadiumit, janë ndër më të prekurat, duke përsëritur skenarët e përmbytjeve të mëparshme sa herë ka reshje intensive.
Mëngjesin e sotëm, rrugët në lagjen nr. 18 dhe nr. 16 janë bërë thuajse të pakalueshme për këmbësorët dhe nxënësit e shkollave, të cilët janë detyruar të kalojnë mes ujit të grumbulluar në rrugë.
Uji ka mbuluar pjesërisht korsitë e qarkullimit, ndërsa në disa segmente niveli ka arritur deri në gjysmën e gomave të automjeteve. /Zoom.al
