Aplikacion
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të shumta në provincën Samsun, në veri të Turqisë, duke lënë të plagosur të paktën 12 persona dhe duke krijuar probleme serioze në disa zona të banuara.
Sipas mediave turke, shirat e rrëmbyeshëm bënë që lumenjtë dhe përrenjtë të dalin nga shtrati, duke përmbytur rrugë, banesa dhe ambiente biznesi. Disa automjete u morën nga rrjedha e ujit, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë për largimin e baltës dhe rikthimin e normalitetit në zonat më të prekura.
Autoritetet lokale konfirmuan se të plagosurit kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Situata më problematike u regjistrua në distriktin Havza, ku për shkak të përmbytjeve u vendos edhe pezullimi i mësimit në shkolla.
Guvernatori i Samsunit, Orhan Tavli, deklaroi se katër lagje u përmbytën brenda pak minutash nga reshjet intensive të mbrëmjes së kaluar, duke treguar për intensitetin e lartë të stuhisë.
Ndërkohë, shërbimet e emergjencës vijojnë monitorimin e situatës, pasi ekziston rreziku për reshje të tjera dhe përmbytje shtesë në rajon./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit