zoom

Bota

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e karburantit në Turqi, humb jetën një punëtor

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e karburantit në Turqi, humb jetën një punëtor

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së mërkurës në qytetin Mersin të Turqisë, ku një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një fabrikë që merrej me përpunimin dhe magazinimin e lëndëve djegëse bio.

Sipas mediave turke, flakët nisën papritur në ambientet e kompleksit industrial në zonën Kazanli, ndërsa më pas u përhapën me shpejtësi drejt rezervuarëve të karburantit, duke shkaktuar shpërthime dhe re të dendura tymi që u panë nga shumë kilometra larg.

Gjatë kaosit të krijuar, një punëtor 47-vjeçar mbeti i plagosur rëndë pasi ra nga një lartësi e konsiderueshme në përpjekje për t’i shpëtuar flakëve. Ai u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes ndërhynë fillimisht ekipet e sigurisë së fabrikës, ndërsa më pas mbërritën dhjetëra zjarrfikës dhe automjete emergjence për të izoluar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij në pjesët e tjera të kompleksit.

Autoritetet lokale bënë të ditur se disa depo dhe cisterna me karburant u zhvendosën menjëherë nga zona për arsye sigurie, ndërsa pjesë të fabrikës u evakuuan për të shmangur rrezikun ndaj punonjësve dhe banorëve përreth./ Zoom.al

Postime të lidhura