Aplikacion
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Malatya, në Turqi, ku një autobus pasagjerësh ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.
Sipas raportimeve paraprake nga mediat vendase, si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën katër persona, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë rruga e rrëshqitshme, çka ka bërë që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin dhe autobusi të përmbyset.
Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve./ Zoom.al

