zoom

Aktualitet

Instituti i Gjeoshkencave jep alarmin: Rrezik për përmbytje nga reshjet

Instituti i Gjeoshkencave jep alarmin: Rrezik për përmbytje nga reshjet

Nesër priten reshje me intesitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit.

Reshjet intensive në basenet e lumenjve Drin dhe Buna pritet të çojnë në rritje të prurjeve dhe rrezikut të përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës.

Në lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë pritet gjithashtu rritje e prurjeve, të cilat mund të shkaktojnë probleme lokale të përmbytjeve.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Nesër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër, ndërsa intensive në qarqet Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjerë priten reshje mesatare. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

Në Veri, Lindje dhe Juglindje të vendit, në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 14 °C
në vendet e ulëta: 5 / 15 °C
në vendet malore: 2 / 11 °C
Nesër (e premte, dt. 20) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë kryesisht në bregdet./ Zoom.al

Postime të lidhura