zoom

Slider

Rikthehet Milani i madh/ Fitore me gjak në Torino, Juventus me një këmbë jashtë Champions League

Milani i madh është rikthyer. Kuqezinjtë kanë shkërmoqur Juventusin në Torino duke e mposhtur me rezultatin e thellë 0-3, në një ndeshje që do të thotë shumë për një vend në Champions me kampionatin që është fituar nga Inter që prej javës së kaluar.

Brahim Diaz do të ishte autori i golit të parë në minutën e 45’, duke dërguar të tijtë në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë Milani do të humbte penallti në minutën e 57 fillimisht, ku më pas do të shënonte me Rebic dhe Tomorrin në minutat e fundit të takimt.

Pas 35 javësh Juventus është në vend të pestë me 69 pikë ku para për një vend në Champions ka Napolin me 70 pikë, Atalantën dhe Milanin me 72 pikë.

Vlen të theksohet se Juventus në ndeshje direkte me të tre ekipet që ka para është në disavantazh.