zoom

Slider

Rikthehet Champions League, edhe Interi në fushë. Asllani pritet titullar ndaj Benfikës

Rikthehet Champions League, edhe Interi në fushë. Asllani pritet titullar ndaj Benfikës

Me një biletë të siguruar për në fazën e 1/8, Simone Inzaghi pritet të bëjë një rotacion të ndjeshëm në sfidën kundër Benfikës në Champions. Zikaltërit shpenzuan shumë energji ndaj Juves, ndërsa kalendari të dielën në Serie A rezervon një tjetër sfidë të fortë, transfertën kundër Napolit.

Në kushte të tilla, Inzaghi është i detyruar të lë pushim disa titullarë të rëndësishëm, një prej tyre është Hakan Calhanoglu. Tashmë është bërë traditë, në çdo rast që i jepet, Inzaghi zëvendëson regjisorin turk me mesfushorin kuqezi, por ndaj Benfikës këtë rokadë pritet ta bëjë nga minuta e parë.

Ylli kuqezi ka fituar tashmë besimin e trajnerit, madje edhe për t’i dhuruar një fanellë titullari në Champions League. Jo vetëm Asllani, në mesfushë, nga minuta e parë pritet të zbres edhe Frattesi, me shumë mundësi në vend të Barella-s.

Ndryshime pritet të ketë edhe në fazën ofensive, ku nga minuta e parë do të zbres Arnautovic, ndërsa në dyshim është Sanchez. Nëse kavilja do t’i përgjigjet mirë, atëherë edhe sulmuesi kilian do të zbres në fushë nga minuta e parë, ndërsa Thuram dhe Martinez janë në balotazh për një vend si titullarë. /ZOOM.AL/