zoom

Aktualitet

Hakerat iranianë hakmerren ndaj Shqipërisë, “marrin peng” Bashkinë e Tiranës

Hakerat iranianë hakmerren ndaj Shqipërisë, “marrin peng” Bashkinë e Tiranës

Rikthehen sulmet kibernetike të grupit iranian “Homeland Justice” mbi institucionet shqiptare.

Pasi hakeruan sistemet bankare, sistemet policore, atë të INSTAT, këtë herë “Homeland Justice” ka goditur faqen e Bashkisë së Tiranës.

Sipas shënimit të lënë në “Telegram”, ky është një aksion hakmarrës i Iranit sepse Shqipëria ka strehuar muxhahedinët e MEK në Durrës, të cilët regjimi iranian i quan terroristë.

“Të gjitha këto veprime janë kryer nga Bashkia e Tiranë dhe sot ata po ndëshkohen për këtë. Ne kemi marrë faqen e tyre, të dhënat dhe serverat. Shërbimet e qytetit janë ndërprerë. Ne ju paralajmëruam që të largonit terroristët e MEK nga Shqipëria, por ju u njohët ata si refugjatë legalë dhe ju dhatë lehtësi, si pasaportat. Situata e tanishme është shkaktuar nga liderët e qeverisë në Shqipëri. Puna jonë me ju nuk ka mbaruar”, shkruajnë hakerat e “Homeland Justice”./ Zoom.al

Postime të lidhura