zoom

Sport

Rezultatet e dobëta, Flamurtari shkarkon trajnerin Çela. Paralajmërohen edhe 3 lojtarë

Emiljano Çela nuk do të jetë më trajner i Flamurtarit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi vlonjat me anë të një postimi ne Facebook, i cili shprehet se e kanë shkëputur marrëveshjen.

Po ashtu, klubi i Flamurtarit thotë se “tërheq vëmendje per gjestet jo sportive kapitenit te ekipit Denis Pjeshka, zv. kapitenit Behar Ramadanit dhe sulmuesit Alexandro Di Estefano, duke ju rikujtuar mbi të gjitha në këtë ekip janë të shenjta ngjyrat dhe qytetaria vlonjate”.

Postimi i plotë:

“Zyrtare !

Emiliano Cela nuk do të jetë më trajner i Flamurtari Football Club. Flamurtari F.C dhe tranjeri kane shkëputur marrëveshjen.

Falenderojmë tranjerin Emiliano Cela dhe stafin per punen e perkushtuar deri tani.

Flamurtari Football Club per respekt te fanelles dhe tifozerise vlonjate terheq vemendje per gjestet jo sportive kapitenit te ekipit Denis Pjeshka , zv. kapitenit Behar Ramadanit dhe sulmuesit Alexandro Di Estefano, duke ju rikujtuar mbi te gjitha ne kete ekip jane te shenjta ngjyrat dhe qytetaria vlonjate”. /ZOOM.AL/