Aplikacion
Ditën e nesërme në vend do të rikthehen reshjet e shiut.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, reshjet e shiut do të fillojnë që pasditen e kësaj të enjteje dhe do të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare, shoqëruar me
shtrëngata.
Ato do të të shtrira në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 10/ 17 gradë; në vendet e ulëta: 9/ 18 gradë; në vendet malore: 3/ 11 gradë./ Zoom.al




