Aplikacion
Edhe të shtunën, moti do të jetë i paqëndrueshëm në të gjithë vendin.
Do të ketë reshje shiu me intensitet mesatar, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima. Era nga lindja do të fryjë me shpejtësi deri në 8 m/s, ndërsa deti do të ketë valëzim deri në 1-2 ballë.
Këshilla:
• Merrni me vete çadër ose veshje kundër shiut.
• Kujdes kur jeni jashtë gjatë reshjeve dhe shkarkesave elektrike.
• Kontrolloni kushtet e detit nëse planifikoni lundrim ose udhëtime bregdetare./ Zoom.al



