Aplikacion
Meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për muajin prill.
Ai deklaroi gjatë një interviste se edhe kjo javë do të jetë me mot të paqëndrueshëm, ndërsa më pas, do të rikhehen ditët me diell.
Por dielli do të jetë prezent vetëm për pak ditë sepse në mes të muajit do të vijnë “plakat e prillit”, duke rikthyer reshjet.
“Kemi një ndryshim pas kësaj jave, do të kemi 2-3 ditë me të cilat do të jemi me një mot më të mirë, më shumë intervale me kthjellime. Pritet të kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit, por ka sinjale që mesi i këtij muaji të sjellë plakat e prillit.
Sinjalet janë që pas kalimit të plakave të prillit, pas datës 17, të kemi një mot shumë më të qëndrueshëm, sigurisht që me ardhjen e afërt të muajit maj do të kemi një rritje graduale të temperaturave të ajrit. Pritet që të kemi maksimume të cilat regjistrohen edhe në vlera 24-25 gradë Celsius që për muajin prill duhet thënë që janë temperatura reelativisht të larta. Nuk ekziston mundësia e patjes së një episodi ku do të kemi reshje të izoluara, por në pjesën më të madhe sinjalet janë që të kemi një mot më të qëndrueshëm”, tha meteorologu Hakil Osmani./ Zoom.al