Aplikacion
I gjithë vendi do të dominohet nga kthjellimet nesër, por temperaturat do të zbresin ndjeshëm.
Në zonat veriore, moti pritet të jetë kryesisht me diell, me temperatura që variojnë nga -4°C në mëngjes (Peshkopi dhe Bajram Curr) deri në 12°C gjatë ditës.
Në zonat e ulëta, moti do të jetë i kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga 2 gradë në orët e para të mëngjesit deri në 14°C në mesditë.
Edhe jugu e juglindja do do të kenë mot të ngjashëm, me diell dhe temperatura që variojnë nga -1°C në mëngjes deri në 13°C gjatë ditës.
Era do të fryjë lehtë nga verilindja me shpejtësi mesatare prej 2 deri në 4 metra për sekondë./ Zoom.al