zoom

Sport

Reali i vë syrin një tjetër ylli në merkato

Kylian Mbappe pritet të jetë emri më i nxehtë në merkaton e verës, por dilemat rreth të ardhmes së sulmuesit francez janë të pakta, “gjeli” më i famshëm pritet të transferohet në Madrid.

Jo vetëm Mbappe, Florentino Perez synon të transferojë gjatë verës një tjetër yll të futbollit evropian, Alphonso Davies.

Në fakt anësori i Bayern Munich, ashtu si Mbappe, është një dëshirë e vjetër e Perez, por kjo shihet si vera e duhur për të realizuar këtë transferim.

Më shumë se sa Bayern Munich, pengesë për Realin është konkurrenca e madhe që ka për Davies, pasi për kanadezin interesohen edhe dy gjigantët anglez, Man.City dhe Liverpool.