Aplikacion
Anila Jole, drejtoresha e Përgjithshme e News24 shprehu dhimbjen dhe tronditjen nga rrethimi i papritur i godinës së televizionit nga policia në orët e para të mëngjesit.
“U zgjuam me telefonata që policia kishte ardhur dhe nuk na lejoi të hynim brenda. Ishim të bllokuar si kriminelë, jo si punonjës që i shërbejnë publikut,”- tha ajo.
Jole e përshkroi situatën si një goditje të rëndë për median, ku si pasojë, shikuesit mbetën pa informim.
“230 familje kanë humbur burimin e të ardhurave dhe janë në një situatë të vështirë. Shpresojmë që gjykatat të veprojnë shpejt dhe të rikthejnë normalitetin,”- tha drejtoresha.
Reagimi i Anila Jolës:
Ështe një situatë qe nuk mund ta përshkruaj, jam zgjuar me telefonatën që në orën 6 këtu kishte ardhur policia. Erdhëm bashkë me kolegët, por nuk u lejuam të hynim brenda dhe të vijonte transmetimi. News24 është rrethuar nga policia dhe gjithçka ndodhi pa një njoftim paraprak, si të ishim një kioskë e thjeshtë. Ishte vendim arbitrar abuziv i papritur dhe nuk u lejuam të hynim në vendin e punës si të ishim kriminelë jo punonjës kaq vjeçarë të News24. Nuk e përfytyroj dot këtë që po ndodh me median më të besueshme për shqiptarët. Lokalet kishin lënë ekranin e bardhë, me shpresën se ka ndonjë defekt. Shikuesit shpresojnë që ne do të rikthehemi. Ndoshta duhet të presim të hënën që të nisin punën gjykatat dhe të japë një vendim shpresojmë në favorin tonë. Ngjarja më e dhimbshme që ndodh në këto vite punë. 230 punonjës që në këtë moment janë në rrugë. 230 familjeve u janë prerë të ardhurat./ Zoom.al