zoom

Aktualitet

Shoqëria “Focus Media News” i përgjigjet Avokaturës së Shtetit: Nuk jemi njoftuar!

Shoqëria “Focus Media News” i përgjigjet Avokaturës së Shtetit: Nuk jemi njoftuar!

Shoqëria “Focus Media News” iu kundërpërgjigj Avokaturës së Shtetit, e cila në një reagim të mëparshëm pretendonte se kontrata e qirasë për shoqërinë për ambientet e News24 dhe Panorama ka përfunduar para e vitesh dhe se drejtuesit janë njoftuar për lirimin e godinës.

Në një reagim zyrtar, “Fokus Media News” e akuzoi Avokaturën për keqinformim, shtrembërim të fakteve dhe mosnjohje të ligjit.

Sipas grupit mediatik, ambientet e uzurpuara sot janë pronë e News24 dhe Panoramës, me dokumentacion të rregullt pronësie.

“Ne sfidojmë Avokaturën e Shtetit të publikojë ndonjë vendim gjyqësor që urdhëron lirimin e ambienteve, pasi pretendimet e saj janë të pavërteta”, thuhet në deklaratë.

Më tej, “Fokus Media News” sqaron se ndërprerja e transmetimit është bërë në mënyrë të dhunshme nga shoqëria “Kayo” në bashkëpunim me Policinë dhe OSHEE-n, pa njoftim paraprak.

Deklarata e plotë:
Në përgjigje të Deklaratës për shtyp të Avokaturës të Shtetit, me keqardhje konstatojmë se Avokatura e Shtetit shtrembëron të vërtetën, keqinformon publikun dhe nuk e njeh ligjin.

Së pari, sqarojmë se ambientet që janë uzurpuar sot posedohen nga New24 dhe Panorama me titull dhe ky fakt është i ditur dhe për Avokaturën e Shtetit pasi ju është bërë i ditur në shumë raste, në cilësinë e përfaqësuesit të shtetit në gjykim.

Së dyti, Avokatura e Shtetit keq citon vendime gjyqësore duke pretenduar se gjykata ka vendosur lirimin e ambientit. KJO ËSHTË TËRËSISHT E PAVËRTETË! Ne sfidojmë avokaturën e shtetit të publikojë një vendim që urdhëron lirimin e ambienteve.

Së treti, Avokatura e Shtetit pretendon se nuk është ndërprerë aktiviteti mediatik, ndërkohë që FAKTI tregon ndryshe. Kayo, në bashkëpunim me Policinë dhe FSHU(OSHEE) kanë ndërprerë në mënyrë të dhunshme transmetimin e aktivitetit mediatik. Këto institucione kanë nxjerrë jashtë me dhunë të gjithë punonjësit dhe nuk lejojnë askënd të vijojë punën.

Theksojmë, dhe Avokatura e Shtetit duhet ta verifikojë këtë fakt, se pretendimi sipas VKM 158/2025 nuk prek ambientet e Grupit mediatik Panorama të cilat edhe pse nuk preken, janë boshtisur, ju është ndërprerë energjia dhe nuk lejohet të funksionojnë.

Avokatura e Shtetit duhet të ketë parasysh se KAYO nuk ka kryer asnjë njoftim apo të ketë shfaqur ndonjë pretendim shkresor të mëparshëm ndaj News24 dhe NUK MUND TË KRYEJË VEPRIME ARBITRATRE, TË DHUNSHME PËR LIRIMIN E GODINAVE, PA NJOFTIM VENDIM GJYQËSOR DHE NJOFTIM PËRKATËS. THEKSOJMË SE KAYO NUK KA KRYER ASNJË NJOFTIM KARSHI NESH./ Zoom.al

Postime të lidhura