zoom

Lajme

Raporti i PPE/ Berisha: Përmendet dosja Balluku dhe AKSHI! Sugjerohet qeveria teknike

Raporti i PPE/ Berisha: Përmendet dosja Balluku dhe AKSHI! Sugjerohet qeveria teknike

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Evropiane u miratua një raport pas misionit faktmbledhës që dërgoi më herët në Shqipëri, të përbërë nga 27 anëtarë.

Në konferencën për mediat, kryedemokrati theksoi se në raport dalin në pah “të vërteturat e hidhura për Shqipërinë”, duke përmendur skandalin me dosjen e Belinda Ballukut, ish zëvendës kryeministren e cila është vënë nën akuzë nga SPAK, si dhe në qëndrimet e kryeministrit Edi Rama ndaj drejtësisë.

Berisha tha mes të tjerash se raporti ndalet edhe te skandali i AKSHI-t, ish drejtuesja e së cilës akuzohet se ka vepruar si një grup i strukturuar kriminal së bashku me të pandehurit e tjerë të përfshirë në këtë dosje.

Kreu i PD-së shtoi se në raport sugjerohet si e vetmja zgjidhje për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme qeveria teknike.

“Raporti ndalet plotësisht në dosjen Balluku në qëndrimet e Edi Ramës ndaj kësaj dosjeje që e implikojnë direkt, në sulmet që i bën prokurorisë e gjykatës për këtë dosje. Ndalet te AKSHI, dora e zezë e tij në dosjen e AKSHI-t. Ndalet tek koncesionet dhe PPP-të, te Prokurimet Publike me klientelë. Edhe këtu nuk ka garë, linjë ndarëse.

Gjithçka është e përqendruar në duart e Edi Ramës. Kurrë ndonjëherë një raport i tillë nuk është votuar nga një organizatë kaq prestigjioze si Partia Popullore Evropiane. Raporti sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor.”, deklaroi Berisha.

Postime të lidhura