zoom

Lajme

Ramos drejt rikthimit në Francë, nisin bisedimet

Ramos drejt rikthimit në Francë, nisin bisedimet

Sergio Ramos është në kërkim të një skuadre të re pas mbylljes së aventurës në Meksikë. Pavarësisht moshës 39-vjeçare, mbrojtësi spanjoll nuk ka planifikuar ende tërheqjen nga futbolli i luajtur.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, ish-kapiteni i Real Madridit është në kontakte me klubin e Marseille.

Ky interesim vjen pas dështimit të mundësisë për një rikthim të dytë te skuadra e Sevillas. Skuadra franceze drejtohet aktualisht nga trajneri italian Roberto De Zerbi, i cili po vlerëson afrimet e reja.

Një rikthim i Ramos në futbollin evropian mbetet një opsion i hapur për mbrojtësin veteran. Një transferim te Marseille, do të ishte rikthim në Francë për mbrojtësin, aty ku në të kaluarën ka qenë pjesë e PSG-së.

Postime të lidhura