zoom

Lajme

Rama thumbon kundërshtarët me vargjet e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua

Rama thumbon kundërshtarët me vargjet e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua

Kryeministri Edi Rama duket se ka zgjedhur t’i përgjigjet kundërshtarëve të tij politikë përmes vargjeve të Dritëro Agollit.

Në një postim në Facebook, ai ka publikuar poezinë “Kundërshtarëve të mi”, e shoqëruar me një mesazh, që është interpretuar si një thumbim ndaj kritikëve.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë vjershë të bukur aktuale të Dritëroit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Poezia e Dritero Agollit:

Kundërshtarëve të mi

Ju aq baltë po hidhni mbi mua,
Sa në baltën që kam përmbi trup,
Mund të mbijë një dardhë a një ftua,
Një korije e madhe me dushk.

Në korije dhe dru mund të mbani,
Mund të shkoni për gjah me langonj,
Mund të ngjiti në pemë të hani,
Po të doni dhe dardha dhe ftonj.

Balta ngrihet mbi mua e pasur,
Sa mbi baltën korija bleron…
Trupin tim ma bleruat padashur
Dhe ma bëtë vërtet plantacion.

Postime të lidhura